Një punëtore e KEDS-it vdiq në vendin e punës

Një 63 vjeçare sot u gjet pa shenja jete në Gjilan. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se 63 vjeçarja ishte punëtore e KEDS-it dhe vdiq në vendin e punës.
“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellur një person I gjinis femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDSIT dhe ka qene në vendin  e punës, është gjeturë në zyre pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.”, bëri të ditur Hashani për rtv21.tv
Sipas Hashanit, mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme.
Prokurori i shtetit urdhëroi që trupi i pajetë të dërgohet në IML./21Media

Back to top button