Një qytetar amerikan mes të vrarëve nga bombardimet ruse në Chernihiv

Një shtetas amerikan ishte në mesin e disa personave të vrarë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të enjten, tha policia ukrainase.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi vdekjen dhe i shprehu ngushëllime familjes.
“Për respekt për familjen gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm”, shtoi një zëdhënës.
Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.
Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus pati disa nga granatimet më intensive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se tri javë më parë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Më herët të enjten, kreu rajonal Vyacheslav Chaus tha se më shumë se 50 trupa ishin sjellë në morgun e qytetit të mërkurën. Në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 10 njerëz, të cilët ishin rreshtuar për të blerë bukë.
Në një deklaratë të veçantë të enjten, shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se në procesin e pastrimit të rrënojave nga një ndërtesë e dëmtuar në sulmet e mëparshme, ata zbuluan trupat e një familjeje prej pesë anëtarësh, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare dhe binjakë 3-vjeçarë, nje djalë dhe një vajzë./21Media  

Back to top button