Një qytetar i Kosovës vdiq nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 110 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 667 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një qytetar i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 2 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 667.
Në total numri i rasteve aktive është 689.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17 mijë e 322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445 mijë e 650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155 mijë e 907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button