Nagavci kërkon respektim të rregullave në testin e arritshmërisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka kërkuar respektim të rregullave në testin e arritshmërisë.
Sipas Nagavcit respektimi i rregullave është një omosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale.
”Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre. Janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij. Testi do të zgjasë 150 minuta”, ka shkruar Nagavci në ”Facebook.
Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të arritshmërisë, i cili do të mbahet në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.
Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.
Nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat MAShTI shpreh bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë nxënësit kanë mësuar gjatë shkollimit./21Media

Back to top button