Një sezon i vështirë te PSG, Giuly e mbështet Messin

Ndihmës menaxheri i Lyonit, Ludovic Giuly e përshëndeti Lionel Messin si “Mbreti i Botës” dhe e mbështeti lojtarin pas sezonit debutues në PSG.
Pas një sezoni të “dobët” debutues për PSG-në ku arriti të shënoj vetëm 11 gola në të gjitha garat, Mesi ka një fillim të mirë në sezonin 22/23.
Ai deri tani ka shënuar pesë herë në dhjetë paraqitje dhe ka bërë tetë asistime.
“Kur ishe mbreti i botës në një klub dhe mbërrije brenda natës në një vend të ri dhe në një kampionat tjetër, nuk është kurr e lehtë edhe nëse je lojtari më i mirë në botë. Duhet kohë për të përvetësuar ndryshimin dhe ne pamë që viti i tij i parë ishte i komplikuar. Por, isha i binudr se sezoni i tij i dytë do të ishte i mirë sepse lojtarët e mëdhenj gjithmonë vënë në dyshim, kjo është ajo që ai bëri. Sigurisht nuk është më i njëjti Messi, por cilësia është ende prezente”, tha ai.
Messi pritet të jetë në aksion sot, teksa përballet me Lyon në Ligën 1. Ndeshje kjo që luhet me fillim nga ora 20:45./21Media

Back to top button