Një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës ndihmon për të mirë në shëndetin e trurit, gjen studimi

Bërja e një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit teksa plaket, kanë sugjeruar studiuesit pasi zbuluan se praktika duket të jetë e lidhur me vëllim më të madh të trurit.

Ndërsa kërkimet e mëparshme kanë sugjeruar që dremitjet e gjata mund të jenë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit, një studim tjetër ka zbuluar se një gjumë i shkurtër mund të përmirësojë aftësinë e njerëzve për të mësuar.

Tani studiuesit thonë se kanë gjetur prova që sugjerojnë se dremitja mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër tkurrjes së trurit, shkruan Guardian, përcjell rtv21.tv.

Kjo është me interes, thotë ekipi, pasi tkurrja e trurit, një proces që ndodh me moshën, përshpejtohet te njerëzit me probleme njohëse dhe sëmundje neurodegjenerative, me disa kërkime që sugjerojnë se kjo mund të lidhet me problemet e gjumit.

“Në përputhje me këto studime, ne gjetëm një lidhje midis dremitjes së zakonshme gjatë ditës dhe vëllimit më të madh të trurit, gjë që mund të sugjerojë se dremitja rregullisht siguron njëfarë mbrojtjeje kundër neurodegjenerimit përmes kompensimit të gjumit të dobët”, theksojnë studiuesit.

Në përgjithësi, ekipi gjeti një lidhje midis predispozicionit gjenetik ndaj dremitjes së zakonshme gjatë ditës dhe vëllimit më të madh të trurit ekuivalent me 2.6 deri në 6.5 vjet më pak plakje, megjithëse nuk kishte asnjë lidhje me performancën njohëse siç është koha e reagimit. /21Media

Back to top button