Një tërmet i fuqishëm godet jugperëndimin e Kinës

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi një zonë malore në perëndim të provincës Sichuan të Kinës të hënën, tha Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.
Epiqendra ishte në qytetin Luding në një thellësi prej 16 kilometrash, rreth 180 km në jugperëndim të kryeqytetit të Sichuan, Chengdu.
Përdoruesit e rrjetit nga larg si Changsha dhe Xian thanë se e kishin ndjerë tërmetin në Sichuan.
Disa minuta më vonë, një tërmet i dytë me magnitudë 4.2 goditi qytetin e Yaan pranë Luding.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, transmeton rtv21.tv.
Në vitin 2013, Yaan u godit nga një tërmet i fortë, duke lënë të vdekur më shumë se 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të lënduar./21Media

Back to top button