Një traktorist humbi jetën në një aksident

Vdiq një 61 vjeçar

Në aksidentin që mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 ndodhi afër Trapçin Dollit në aksin Kërçovë – Gostivar, e humbi jetën një traktorist i lindur në vitin 1959 nga fshati Greshnicë i Kërçovës.

Nga SPB Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur kur tani më i ndjeri duke drejtuar traktorin ka dalë nga rruga e fshatit që të kyçet në magjistrale.

Nga atje informojnë se ekspertiza në vendin e aksidentit ka përfunduar dhe komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar është normalizuar. Ai ishte në ndërprerje të plotë nga ora 9:50 deri në orën 12:10./TV21

 

Back to top button