​Grenell: Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mirë

“Isa Mustafa është një lider i guximshëm”

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, ka përshëndetur qëndrimin e Isa Mustafës, i cili para pak orësh tha se heqja e tarifës, duhet të bëhet ashtu siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një mendim shumë i mirë. Isa Mustafa është një lider i guximshëm. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mirë për më shumë progres – dhe do të shkonte shumë shpejt. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifa të mos hiqet”, ka shkruar ai në Twitter.

Back to top button