Një vajzë u gjet e vdekur në det

 

Një ngjarje e tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Velipojës, ku një vajzë rreth 18 vjeçare është gjetur e pa jetë në det nga një peshkatar në Vilun.

“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër,  në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.”, njoftoi policia.

Ndërkohë, policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Do të jetë ekspertiza ajo që do të hedhë dritë shkaqet e vdekjes së vajzës nëse është mbytur ditën e sotme apo prej ditësh.

Sipas të dhënave të para, nuk ka denoncim nga familjarë deri më tani për humbjen e ndonjë personi./oranews

Back to top button