Një veteran përfundon në Emergjencë

Ka përfunduar në Emergjencën e QKUK-së një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ishte pjesë e protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.
I njëjti nuk ka pasur ndonjë lëndim, mirëpo është pranuar në gjendje konfuze dhe tashmë janë duke iu bërë ekzaminimet.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.
Projektligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën./21Media

Back to top button