Një veturë përfshihet nga zjarri në Lipjan

 

Një veturë është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin./21Media 

Back to top button