Ngjarjet e datës 7 qershor

 

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbёrie Nagavci, merr pjesë në takimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me homologun e tij shqiptar Gramoz Ruçi. (Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë, ora 10:05-11:15)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. (Ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca Tiranë, ora 11:30-12:30)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Selia e PD-së, Tiranë, ora 12:30-13:00)

Ambasadori Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, do ta vizitojë veriun e Kosovës për marrë në pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 8 kamionëve për mbledhjen e mbeturinave. (Objektet e NP “Standard” Mitrovica Veriore, ora 11:10-11:30)

Ambasadori Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, merr pjesë në aktivitetin e pastrimit vullnetar në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke filluar nga Ura Dudin Krs, Çesmin Llug, Mitrovicë e Veriut, për të vazhduar në Zveçan. (Ora 11:30-14:00)

Mbahet mbledhja e 256-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (KGJK, ora 13:30).

Back to top button