Një viktimë, 101 raste të reja me Covid-19

Një qytetar që ka qenë i prekur me Covid-19 ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 101 raste të reja.
“Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265. Në total numri i rasteve aktive është 3.883.”, ka informuar MSh.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.807.516 doza të vaksinës.
“Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, ka informuar tutje ministria./21Media
May be an image of text

Back to top button