Një viktimë dhe 28 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e ka humbur një person, ndërsa janë shënuar edhe 28 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer edhe 928 testime brenda 24 orëve ndërsa janë shëruar edhe 30 persona.
Gjatë 24 orëve janë vaksinuar 183 qytetarë, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 821 mijë e 61 qytetarë.
Me dozën  e tretë janë imunizuar 100 mijë e 558 qytetarë, ndërkaq, raste aktive në vend janë 541./21Media

Back to top button