Një viktimë dhe mbi 200 raste pozitive me Covid-19

Në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga virusi Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 221 raste pozitive nga 3 mijë e 160 testime.
Krahasuar me dje rastet për 24 orë janë dyfishuar nga 110 në 221.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 888.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108 mijë e 844 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2 mijë e 268 kanë vdekur.
MSh ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 616 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162 mijë e 807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460 mijë e 297./21Media

Back to top button