Reagon KGjK: Po ndjekim me vëmendje publikimet e përgjimeve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar ndaj përgjimeve të publikuar nga mediat ditëve të fundit. Përgjime këto që çuan në shkarkimin e drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu.
KGjK nëpërmjet një komunikate për media tha se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publiket e përgjimeve e ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e përgjimeve nga Gazeta Shqip, nga data 30 korrik 2021, rreth bisedave telefonike të regjistruara në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë që thonë se këshilli do të verojë sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me rregulloren për procedurën disiplinore të anëtarëve të KGjK-së.
“Andaj, në pajtueshmëri me përgjegjësitë ligjore që ka ky Këshill, do të vazhdoj të përcjell situatën dhe do të veproj sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGjK-së”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, sot nga ora 15:30, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media, lidhur me publikimin e këtyre përgjimeve./21Media

Back to top button