Një viktimë e dy të lënduar nga të shtënat në New Orleans

Të paktën tre persona u qëlluan me armë zjarri gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës së mesme në New Orleans, ku njëri nga ta (një grua) ka vdekur.
Policia e vendit ka thënë se ka arrestuar një të dyshuar, por deri më tani nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.
Sipas Policisë, po bëhet edhe identifikimi i viktimës dhe i të lënduarve.
Anëtari i Këshillit të qyteti dënoi sulmin i cili ndodhi veç 11 ditë pasi tre persona të tjerë u qëlluan gjatë një ceremonie të diplomimit në një tjetër qytet, në një tjetër shkollë./21Media

Back to top button