Një viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një qytetare nga Elbasani, 87 vjeçe, ka humbur betejën me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa nga 3 mijë e 68 testime të kryera janë konfirmuar 482 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja u identifikuan në këto bashki: 225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 311 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar./21Media

Back to top button