Një vit nga miratimi i ligjeve për FSK-në, Haradinaj në Ministrinë e Mbrojtjes
Haradinaj viziton ministrinë
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj sot zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kjo vizitë bëhet për të shënuar një vjetorin e miratimit të tri ligjeve, atë për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Vizita e Haradinajt është paraparë të bëhet në ora 11:00.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit. FSK është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, ndërsa paraprakisht me përfundimin e luftës ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Transformimi i FSK-së në ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një hap i tillë nuk ka arritur të realizohej deri para një viti për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë. Kështu, institucionet e Kosovës kanë zgjedhur që shtimin e kapaciteteve ushtarake për FSK-në ta bënin përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së./21Media