Një vjet burgim për fajdexhiun nga Deçani

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.H për vepër penale “Fajdeja”.
“Në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kontrakton dhe pranon për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit – dhënies së të hollave të dëmtuarit, në atë mënyrë që në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej 2 mijë e 100 euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej 2 mijë euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej 100 euro, ndërsa i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë shtesë dukshëm jo proporcionale prej 1 mijë e 500 euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej 100 euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej 1 mijë e 600 euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguaj deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit e ku i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej 1 mijë e 500 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Të pandehurit F.H, Gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej 1 vjet./21Media

Back to top button