Qytetarët ndihmojnë femrën që ishte cak i grabitjes nga 16 vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 16 vjeçar për grabitje.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 20:35, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër, kosovare dhe tjetri i dyshuar, me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro. Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur. I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga Policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët për guximin dhe shembullin e treguar, për ndihmën e ofruar qytetares dhe ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button