Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë 35 katëshe në Dubai

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë 35-katëshe pranë Burj Khalifa në Dubai të hënën në mëngjes.

Deri në orën 03:45 të mëngjesit, zjarri ishte shuar dhe sot në mëngjes mund të shiheshin njolla të zeza të djegies në ndërtesë.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar, transmeton rtv21.tv

Vitet e fundit, ka pasur një numër zjarresh në ndërtesa të larta në Dubai, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të tilla.
Në prill, një zjarr i madh shpërtheu në hotelin luksoz Swissôtel Al Murooj në Dubai, përballë Burj Khalifa. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Në vitin 2015, një zjarr shpërtheu natën e Vitit të Ri në ndërtesën 63-katëshe që strehon The Address Hotel në qendër të Dubait./21Media

Back to top button