Seriali “The Crown” sezoni i pestë, nga 9 nëntori në Netflix

Seriali “The Crown” po kthehet sërish në Netflix pas dy vitesh, tani me ngjarje që përqendrohen tek prishja e martesës së Charles-it me Diana, dhe hallet e mbretëreshës Elizabeta II. Sezoni i pestë, do të lansohet në Netflix më 9 të këtij muaji.
Ky serial, që vjen me sezonin e pestë, vazhdon me situatë të trazuar në familjen mbretërore në vitet e 90-ta.
Rolin e mbretëreshës Elizabeta II e luan aktorja Imelda Staunton. Ajo ka treguar se si një pasdite ishin duke xhiruar dhe kanë marrë lajmin për vdekjen e mbretëreshës. Ajo ka thënë se është befasuar për këtë dhe se është ndjerë jo rehat. Staunton ka thënë se ishte normale të ndihej jo rehat pasi që për dy vite e gjysmë është paraqitur me rolin e saj.
Aktorja Staunton ka thënë se bota ka parë ndodhitë në lidhje me Dianën në atë kohë. Ajo ka thënë se shtypi ka trajtuar atë më ndryshe se anëtarët tjerë të familjes mbretërore, që do të thotë se prania e saj në media është ndjerë shumë. Nuk ka dyshim që Diana ka shkëlqyer, ka thënë ajo, sepse ishte si një yll popi që u bashkua me familjen mbretërore. Sipas saj, familja mbretërore në vitet e 40-ta, 50-ta e 60-ta është trajtuar me shumë respekt, e më pas në të 90-tat, disi humbi paksa këtë. Prandaj kjo periudhë ishte shumë e vështirë për Dianën, ka thënë Stanton.
Seriali “The Crown” sezoni i pestë tashmë është kritikuar nga një aktore me nam. Fjala është për aktoren angleze Judi Dench e cila në një letër drejtuar Times të Londrës ka shkruar se elemente të dramës janë trajtuar padrejtësisht për individë të caktuar, duke dëmtuar kështu institucionin të cilit ata i përkasin.
Aktorja Staunton në lidhje me këtë ka thënë se pupbliku e di se skenarin e serialit “The Crown” e ka shkuar Piter Morgen dhe ekipi i tij i skenaristëve. Por ajo po ashtu ka thënë se ngjarjet në të trajtohen në mënyrë korrekte.
E aktori Jonatan Pryce, i cili paraqitet me rolin e Princit Fillip, ka kritikuar Dench duke thënë se dikur ishte Meri Uajthaus, figurë publike e cila kritikonte rreth gjërave që i shihte në TV. Ajo ndiqej shumë, por se kritkonte edhe programet që nuk i kishe parë asnjëherë. Andaj, edhe ata që kanë kundërshtime për serialin “The Crown”, apo episodet e sezonit të pestë, do të thotë se nuk i kanë parë akoma ato, dhe nuk e dinë se si trajtohen gjërat në të. Kjo do të thotë se nuk kanë pse të kritikojnë rreth tij.
Rolin e princeshës Margaret në “The Crown” e luan aktorja Lesley Manville. Ajo në lidhje me ktirikat rrreth serialit “The Crown” ka thënë se nuk është në kompetencat e saj se çfarë ndryshimesh bëhen në serial, pasi që sipas saj, është aktore, e vendime se çfarë ndryshimesh bëhen merren nga persona të tjerë. Manville ka përfunduar me këtë se sa i përket pjesës së saj, e ka detyrë të paraqitet sa më mirë, që të duket sa më reale, sepse ngjarja ka të bëjë me një familje të famshme, e jo të merret me punë të tjera./21Media

Back to top button