Njerëzimi po e shkatërron Planetin Tokë

Nesër Dita Ndërkombëtare e Tokës

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.

Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës.

E për të diskutuar lidhur me këtë temë në emisionin e pasdites “BonBon” i ftuar ishte  ambientalisti, Daut Maloku.

Daut Maloku the se aktiviteti njerëzor e ka shkatërruar shumë ambientin jetësor mirëpo siç tha ai nëna natyrë gjithnjë e më shumë po na e kthen goditjen neve dhe po egërsohet.

Maloku tha se kjo dukuri po shihet edhe te ne, por në veçanti në SHBA dhe në vendet tjera përmes vërshimeve, thatësirave, cikleve stinore ndërsa tha se askush prej 2500 shkencëtarëve të panelit të Kombeve të Bashkuara nuk mundet të thotë se çfarë fenomeni do të paraqitet nesër sepse është e paimagjinueshme.

Më poshtë keni një pjesë nga biseda në emisionin “BonBon” me ambientlistin, Daut Maloku./21Media

 

 

Back to top button