“Njeri ish ma i fortë se guri”, ekspozitë mbi traumën dhe kujtesën e dhunës seksuale në luftë

“Njeri ish ma i fortë se guri”, është një ekspozitë mbi traumën dhe kujtesën e dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo ekspozitë mëton ti kundërvihet kulturës kolektive të heshtjes dhe stigmatizimit, dhe hegjemonisë burrërore të kujtesës, duke i rivendosë të mbijetuarat në sfondin e përgjithshëm historik dhe duke u krijuar platforma për të artikuluar historitë e tyre dhe për të rrëfyer përvojat e tyre.
Autore e “Njeri ish ma i fortë se guri” është Brikena Shabani.
Shabani për të gjithë solli sonte(17 dhjetor) me fillim nga ora 19:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës, këtë ekspozitë, rëndësia e së cilës është e madhe dhe e cila përcjell një mesazh të fuqishëm.
Edhe ministrja e Drejtësisë, përcolli nga afër këtë ekspozitë, të cilën e cilësoi si inciativë që nxit për t’u folur për të kaluarën e që rikujton plagë të thëllë në shoqëri, por me mesazh që të luftohet për drejtësi.
“Ekspozita ‘Njeri ish më i fortë se guri’ na e rikujton një plagë të thellë në shoqërinë tonë. Iniciativa të tilla na nxisin të flasim për të kalurën dhe na thërrasin në përgjegjësi. Është detyrë e jona si shoqëri jo vetëm të sjellim drejtësi, por edhe ta ndajmë dhimbjen dhe jo ta vazhdojmë dhunën ndaj të mbijetuarve”, ka thënë Haxhiu./21Media

Back to top button