Njëvjetori i aksidentit tragjik, marsh nga Llaskarca deri në Gostivar

Të mbijetuarit kërkojnë fajtorët

Një vit pas tragjedisë së Llaskarcës ku në një aksident trafiku humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, qindra persona sot herët në mëngjes kanë filluar marshin memorial nga fshati Llaskarcë,  vendi ku para një  viti ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën 16 persona, ndërsa 35 mbetën të lënduar.

Para marshit të pranishmit vendosën kurora me lule në vendin tragjedisë. Marshi është përkrahur edhe nga komuna e Gostivarit.

“Vendosëm që në ora pesë e gjysmë gjashtë të fillohet marrshi  dhe të ece komplet rruga që u deshtë të ecë ai autobus  dhe ideja është që në ora  pesë e gjysmë  marrshi të mbrijo në Gostivar mu në kohën kur autobusi me 13 shkurt të vitit 2019 të mbërri  në destinacionin e fundit në Gostivar. Shpresojmë që së paku të dihet çfarë ishte arsyeja  dhe shkaku që ndodhi kjo jo për diçka po me të vetmin qëllim që çdo herë njerëzit që mbartin  një farë faji  të dihet se kush ishte arsyeja e kësaj ngjarje”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Të aksidentuarit  thonë se 13 shkurti ka ngelur në mendjet e tyre dhe kërkojnë nga organet e drejtësisë që ti jepet një epilog  këtë rasti.

“Vlera e këtij homazhi është kujtimi  për ata ­çka i humbëm, dhe ti përkujtomë se nuk kemi qenë veç  shoqëri por kemi qenë një familje shumë e madhe , pasi kemi udhëtuar or 12 vite së bashku me ta,  i lutna zotit që kjo mos përsëritet kurrë  dhe shpresojmë se do të zbardhet sa më shpejtë rasti”, deklaroi Mersel Neziri, i mbijetuar.

“Me 13 Shkurt sot behën një vit nga ngjaja tragjike që e goditu qytetin e Gostivarit , dhe për fat të keq edhe pas një viti nuk kemi një epilog përfundimtar për zbardhjen e këtij rasti. Kërkojmë që të zbardhet e vërteta dhe fajtorët ta dalin para drejtësisë”, tha Lulzim Dalipi, i mbijetuar.

Për banorët e Llarskacës 13 shkurti është një ditë zie për ta dhe luten që kësi raste të mos përsëriten më.

Aksidenti ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi rrethojën mbrojtëse në autostradë. Në këtë aksident humbën jetën 16 persona, ndërsa 35 ishin lënduar./21Media

Back to top button