Njihuni me Elon Muskun e Ganës

Një i ri ganez, i identifikuar vetëm si Kelvin, është quajtur Elon Musk i Ganës, pasi ai ndërtoi makinën e tij nga e para.
Elon Musk ka arritur të bëhet njeriu më i pasur në botë falë krijimeve të tij. Pos që i parapriu tregut të veturave elektrike me “Teslan”. Megjithatë, talentin që ka shfaqur ai, e ka edhe dikush tjetër.
Për “Nas Daily” Kelvin shpjegoi se si filloi dashuria e tij për inxhinierinë në moshën 10-vjeçare dhe se si ai ka punuar me hekurishte dhe burime të tjera që ai është në gjendje t’i shpëtojë me pak ose pa kosto për të krijuar një veturë, transmeton rtv21.tv.
Ai pasi idesë filloi punë për të mbledhur fonde për të blerë një motor për makinën e tij pasi kjo është e vetmja pjesë që ai nuk ka ende njohuri për të ndërtuar.
Ai e përfundoi projektin në moshën 18-vjeçare dhe është bërë një hit i madh në zonën ku jeton.
Makina mburret me veçori të tilla si dyer që hapen lart, një radio që funksionon dhe një motor 300 kilovat.
Kelvin synon një të ardhme në inxhinieri që do t’i lejojë atij të krijojë një makinë vetë-drejtuese të zhvilluar në Gana, si dhe një të ardhme që do të punojë diku që ndërton anije dhe aeroplanë./21Media

Back to top button