Pensionet do të jepen në mes të muajit

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, sot tha se në Kosovë nuk do të ketë pensione nën 100 euro.
“Pra pensionet që kanë qenë 75 euro për personat me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet bazike, 90 euro për pensionin familjar si dhe 90 euro për pensionin invalidor, të gjitha këto kategori, pra tani e tutje bëhen të përhershme në vlerën prej 100 eurove.”, tha Murati, shkruan rtv21.tv
Ministri tha se pensionet do të paguhen në mes të muajit e jo në javën e fundit të muajit siç ka qenë deri tani.
“Duke filluar nga ky muaj, do të tentojmë, që të premten, eventualisht të hënën të bëhet realizimi i pensioneve, pra data 17 më së largu. Dhe nga ky muaj e tutje do të kemi pagesën e pensioneve në mes të muajit kurse pagat në fund”, shtoi tutje Murati./21Media

Back to top button