Njihuni me mënyrat për ta bindur veten për të bërë aktivitet fizik

Ndodh shpeshherë të mos keni aspak motiv që të bëni aktivitete fizike, të cilat i ndihmojnë shumë trupit dhe trurit tuaj. Por, ekspertët kanë një zgjidhje për këtë çështje.
Cilat janë mënyrat që trajnerët e fitnesit i propozojnë, të cilat iu ndihmojnë të keni motiv për të ushtruar?!
1. Bëjeni aktivitetin fizik zakon
Duhen veç 21 ditë për të kthyer diçka të çfarëdoshme në shprehi. Pra, vendosni vetës një synim që doni ta arrini. Filloni të bëni aktivitet fizik çdo dy ditë për tri javë dhe papritmas do ta gjeni vetën në një situatë ku nuk do të mund të qëndroni pa bërë aktivitet fizik.
2. Bëjeni një 10 minutësh synim
Filloni me dhjetë minuta. Nëse nuk keni një plan për ushtrime fizike, atëherë bëjeni një. Nëse nuk keni aspak motiv për aktivitet fizik, filloni me vetëm dhjetë minuta, e nga dita në ditë, pyesni vetën, a mundem më shumë se dhjetë minuta?.
Sa më shumë që provoni aq më mirë për ju.
3. Bëni gati valixhen me gjësende të fitnesit
Nëse do të ushtroni në mëngjes, çdo herë para se të flini gjumë bëjeni gati një valixhe e cila do t’iu duhet në fitnes. Paketoni gjithçka që ju e shihni të nevojshme për ju.
Bëni një rutinë ndryshe të kafes së mëngjesit
Në vend se të pini kafe para se të ushtroni, bëjeni këtë pasi të ushtroni. Mendojeni sikur po e shpërbleni vetën për mundin e dhënë.
5. Vazhdoni të provoni gjëra të reja
Mos ndaloni aty, provoni çdo herë diçka të re. Nëse rutina juaj po iu mërzit, bëni një ndryshim, në mënyrë që të mos humbisni durimin dhe të vazhdoni të jeni të motivuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button