Njoftim i rëndësishëm për fermerët e Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar për grurë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022, se dokumentin për dëshminë e sasisë së grurit të dorëzuar mund ta dorëzojnë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse deri me datë 02 shtator 2022 në ora 16:00.
Pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022 Neni 16 pika 1.4 ku thuhet: “Të dorëzojnë së paku 6 mijë kg grurë në pikat grumbulluese, të cilat duhet të jenë të regjistruara si biznese – mulli, sillos ose pikë të veçantë grumbulluese të grurit”.
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka filluar me shtypjen e vendimeve për pagesë për fermerët të cilët kanë aplikuar për mbështetje në kuadër të PPD 2022./21Media

Back to top button