Zhvillimet më të fundit në Ukrainë
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7-s i kanë bërë thirrje sot Rusisë që menjëherë t’i japë Ukrainës kontrollin e plotë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Ata kanë thënë se veprimet e forcave të armatosura të Rusisë po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe po rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar, përcjell rtv21.tv
Granatimet ruse në Ukrainën qendrore gjatë natës kanë vrarë të paktën 16 persona, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas. Trembëdhjetë nga viktimat ishin në rajonin Dnipropetrovsk, dy kanë vdekur në rajonin e Donetsk dhe një grua është vrarë në rajonin Zaporizhzhia.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka thënë se rreth një duzinë avionë luftarakë rusë mund të jenë shkatërruar në shpërthimet në një aeroport në Krimenë e pushtuar nga Rusia të martën.
Ukraina ka mohuar çdo përgjegjësi për shpërthimet dhe Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se municionet shpërthyen në bazë.
Forcat ruse të sigurisë kanë bastisur shtëpinë e gazetares televizive Marina Ovsyannikova, ka njoftuar një grup mediash për të drejtat e njeriut. Ovsyannikova është bërë e njohur në muajin mars kur ajo mbajti një protestë kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në lajmet e Channel 1 të kontrolluar nga shteti./21Media