Njofton Chelsea: Kante do të mungojë katër muaj

N’Golo Kante nuk do të paraqitet në fushën e gjelbërt për katër muaj për shkak të lëndimit.
Lajmin e ka konfirmuar gjiganti anglez përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare pasi lojtari i është nënshtruar operacionit për shkak të lëndimit të kërdhokullës.
“N’Golo Kante i është nënshtruar një operacioni për dëmtimin e kërdhokullës. Mesfushori vizitoi një specialist me departamentin mjekësor të klubit për të eksploruar mundësitë e tij të rehabilitimit dhe u ra dakord reciprokisht që N’Golo të kishte një operacion për të riparuar dëmin. Pas një operacioni të suksesshëm, lojtari tani pritet të jetë jashtë fushës për katër muaj”, thuhet në komuniktën e Chelseat.
Kjo nënkupton që Kante do t’i mungojë Chelseat për pjesën më të madhe të këtij sezoni, e po ashtu ai do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Back to top button