Arkivolet mbesin të varura në ajër

Dhjetëra arkivole janë lënë të varur në ajër pas shembjes së një ndërtese katërkatëshe që përmban varrezat më të vjetra në Napoli.
Ky është incidenti i dytë i tillë në vend këtë vit, me kritikët që fajësojnë menaxhimin e dobët të varrezave në qytetin jugor italian.
Autoritetet mbyllën varrezat e Poggioreale – më e madhja në Napoli – ndërsa nisi një hetim për shembjen e ndërtesës së mermerit, të quajtur Ringjallja, në zonën Porta Balestrieri të varrezave. Asnjë vizitor nuk ishte në varreza në momentin e shembjes pasdite të së hënës pasi ajo ishte mbyllur për ditën, transmeton rtv21.tv.
Familjet e të vdekurve zhvilluan një protestë të martën.
Në shkurt të vitit të kaluar, 200 arkivole ranë në det pranë qytetit bregdetar Ligurian të Camogli në Italinë veriore, pasi pjesë të një varreze u shemb nga një rrëshqitje dheu, e cila shkatërroi gjithashtu dy kisha./21Media

Back to top button