Nju Jork: Historiani J.Buxhovi u prit në “Vatra”

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi,i cili këto ditë promovoi 3 vëllimet e librit “Kosova”(anglisht) në Universitetin e Harvardit në Boston (SHBA), gjatë ditës së sotme u prit në Federatën Pan-Shqiptare “Vatra” në Nju Jork.
 Shkrimi i gazetës “Dielli” i “Vatrës” lidhur me këtë pritje e i postuar në FCB
“Sot, në ambientet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” patëm nderin e veçantë dhe privilegjin të presim shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi. I shoqëruar nga Milaim Abdullahu, bashkëbotues dhe donator, Prof. Buxhovi u prit nga Editori i Diellit, Sokol Paja dhe anëtari i Kryesisë Mark Mrnaçaj. Në një ditë stuhie e dëbore dhe në kushte atmosferike të jashtëzakonshme, takimi vëllazëror me Prof. Buxhovin e z.Abdullahu, ishte shumë interesant dhe mbresëlënës në zbulim të historisë së Vatrës, gazetës “Dielli” dhe shqiptarëve të Amerikës.
Profesor Buxhovi dhuroi për Bibliotekën Shkencore të “Vatrës” disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova” i botuar në 3 vëllime dhe dy romanet e tij: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Dosja B”./E.D-21Media

Back to top button