Nju Jork: Vdiq aktivisti Lekë Gojçaj

Varrimi bëhet nesër, në mesditë, në varrezat “Gate of heaven”

Komuniteti shqiptar në Amerikë njoftoi se në Nju Jork u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare, patrioti, humanisti dhe aktivisti i shquar i çështjes Kombëtare dhe Fetare, Lekë Gojçaj.

Nderimet e fundit për të ndjerin Lekë Gojçaj bëhen sot në shtëpinë mortore Yorktown Funeral Home, në Yorktown, nga ora 2pm – 9pm, ndërsa varrimi bëhet nesër, ditën e premte, në mesditë, në varrezat GATE OF HEAVEN, pas meshës së përmortshme në Kishen Katolike Shqiptare ZOJA E SHKODRES në Nju Jork.
Komuniteti shqiptaro amerikan do ta kujtojë të ndjerin Lekë Gojçaj si një njeri të urtë, humanitar, patriot dhe aktivist i palodhshem, i cili tërë jetën ja kushtoj kombit, kishes shqiptare, punes humane me theks te posaqem vepres dhe figures se shenjtores Nene Tereza, dhe mbeshtettjes se Presidentit historik te Kosoves Ibrahim Rugova. Sipas amanetit të vet Presidentit Ibrahim Rugova, arkivolin në të cilin pushoj trupi i Tij, e dërguan nga SHBA vëllezerit Lekë dhe Pashko Gojçaj./21Media
Back to top button