Djali theri me thikë nënën e tij, vdiq 70 vjeçarja

 

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Buçimas në Pogradec, ku djali theri nënën e tij me thikë.

44-vjeçari Olsi Çekiçi, që vuan nga probleme mendore qëlloi me thikë nënën e tij, Firdes, 70-vjeçe. Plagët e marra u bënë shkak për vdekjen e saj.

Kurse, autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur rreth ngjarjes./vizionplus

Back to top button