Noizy dhe Elgiti së shpejti me një tjetër bashkëpunim

 

Këngëtari Elgit Doda dhe reperi Noizy, kanë bërë të ditur së shpejti do të sjellin projektin e tyre të tretë bashkëpunim.

Elgiti ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto me mbishkimin “Edhe një tjetër”, ku në prapavijë shihet reperi Noizy.

Projektet e tyre të fundit të përbashkëta janë “Vetëm ti je” dhe “Pa mu”.

Kujtojmë se projekti fundit nga Elgiti është kënga e shumëpëlqyer “Tharë”, ndërsa Noizy solli dy javë më parë “Freestyle”, i cili u cilësua si thumb ndaj reperëve të tjerë, por reperi e kundërshtoi këtë përmes postimit në Instagram.

“Nuk ishte diss… ishte straight rap me mësu nipat e mbesat. Shijojeni ju dua… ju nuk jeni thjesht fansa, por kam lidhje me krejt ju”, tha ndër të tjera ai./21Media

Back to top button