Aksident në Banullë, lëndohen dy persona

 

 

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Banullë, të Lipjanit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për rtv21.tv se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media
 

 

Back to top button