Reagon Donika Gërvalla: Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas lëshimit të një deklarate që kishte bërë më herët për Specialen. Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale, kurse tani ajo u kritikua për atë deklaratë.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, ka shkruar ndër tjera Gërvalla.

Tutje ajo ka thënë se “sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim”.

Dje, sot por edhe nesër!
Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Tuesday, May 4, 2021

Në lidhje me këtë Partia Demokratike e Kosovës sot ka kërkuar që kryeministri i vendit, Albin Kurti, të marrë vendim për shkarkimin e kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallën./21Media 

Back to top button