Nora dhe Akil Gjakova vazhdojnë sot garat në xhudo

Nora Gjakova dhe vëllai i saj, Akili, sot do të zhvillojnë garat në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Të hënën në “Champ De Mars Arena” zhvillohen garat e xhudos në kategorinë deri 73 kilogramë te xhudistët dhe kategorinë deri 57 kilogramë te xhudistet.

Nora paraqitet në kategorinë deri 57 kg. Në fakt e mbron titullin e kampiones olimpike në këtë kategori.

Akili e kërkon medaljen olimpike në kategorinë deri 73 kilogramë.

Back to top button