Nora Gjakova mbetet pa medalje në Botërorin e xhudos

(Lajm i përditësuar)

Nuk ka medalje as për Nora Gjakovën në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova së paru u ndal në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi edhe nga Mimi Huh e Koresë së Jugut.

Para Norës, dje dhe sot garuan edhe Erza Mumimoviç, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, por që asnjëri prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje në këtë kampionat.

Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit

Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos i cili po zhvillohet në Doha të Katarit.

Xhudistja kosovare pësoi nga turkja Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjithsesi, Gjakova do të luftojë për medlaje të bronztë të cilën synon ta arrij përmes repesezhit.

Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova në çerekfinale e mposhti gjermanen Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo tani do të kërkojë kalimin në finalen e madhe të këtij kampionati.

Nora Gjakova në çerekfinale të Botërorit të xhudos

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova e mposhti italianen Cappani Dias, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkohë, garën në këtë kampionat tashmë e ka përfunduar Akil Gjakova duke mos arritur të futet në zonën e medaljeve.

Ndalet Akil Gjakova

Akil Gjakova nuk ka arritur të futet në zonën e medaljeve në Kampionatin Botëror të xhudos pas është ndalur në raundin e tretë nga italiani Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kiloggramë.

Italiani u tregua më i mirë se xhudisti kosovar duke fituar me Ippon.

Gjakova e përfundon këtë kampionat me dy fitore dhe një humbje.

Akili fiton edhe luftën e dytë

Akil Gjakova ka kaluar edhe pengesën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit

Xhudisti kosovar në luftën e dytë triumfoi me Ippon ndaj xhudistit jugkoreanit Heoncheol Kang.

Edhe Flaka Loxha kalon me sukses pengesën e parë në Botërorin e Xhudos

Pas Akil Gjakovës, edhe Flaka Loxha e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po zhvillohet në Doha të Katarit.

Flaka në xhiron e parë e mposhti xhudisten Christianne Legentilin në kategorinë deri 57 kilogramë.

Përveç Akilit dhe Flakës, sot do të garojë edhe Nora Gjakova, ndërsa dje garën e përfunduan Erza Mumimoviç dhe Distria Krasniqi.

Akil Gjakova e fiton luftën e parë në Botërorin e xhudos

Akil Gjakova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garën e tij në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Xhudisti kosovar u përball me rumunin Adrian Sulca në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndaj të cilit fitoi me Oppon.

Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Nora Gjakova dhe Flaka Logja.

Botërori i Xhudos, Kosova paraqitet sot me tre garues

Erza Mumimoviç dhe Distria Krasniqi garuan dje në Kampionatin Botëror të Xhudos dhe për fat të keq asnjëra prej tyre nuk arriti që të siguroj medalje.

Ndërsa sot, Kosova do të paraqitet në Doha me tre garues të tjerë që janë Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova.

Nora është kampione olimpike, andaj synon që të futet në zonën e medaljeve.

Back to top button