Nora me urim të veçantë për Erën

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 27-të, shkruan rtv21.tv
Era gjatë ditës pranoi urime të shumta nga fansat, shoqëria dhe familjarët e saj.
Një urim nuk mungoi edhe nga motra e saj këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, e cila i ka bërë një urim të veçantë përmes rrjeteve sociale.
“Urime ditëlindja zemra ime e bardhë personi më special në botë. Jam me fat që të kam motër! Nuk do  të doja askënd tjetër pranë në këtë moment të jetës. Faleminderit! Të dua!”. ka shkruar Nora në Instagram ku ka publikuar një imazh të Erës.

Era Istrefi është lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë. Ajo është bërë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese “Mani per Money” në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Në janar 2016, Era Istrefi ka fituar një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me këngëtaret e njohura botërore, si Sia apo Rihanna. Si rezultat të këtij suksesi, ajo në shkurt 2016 ka lidhur kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music, Entertainment dhe Ultra Music./21Meda

Back to top button