Norvegjia ndihmon Kosovën për blerjen e respiratorëve

Norvegjia po i del në ndihmë Kosovës

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë njoftoi se Norvegjia do t’i dalë në ndihmë Kosovës me afro gjysmë milionë euro për blerjen e respiratorëve shkaku i pandemisë së krijuar nga koroanvirusi.

“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milion kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për parterin tonë UNDP Kosova” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjithashtu njoftohet se marrëveshja në mes ambasadës norvegjeze dhe UNDP është nënshkruar sot./21Media 

Back to top button