“Novosti”: Vuçiqi vë në lëvizje avionët, për t’iu kundërpërgjigjur dronëve spiunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar sot që të asgjësohen menjëherë të gjithë dronët e “armikut” në territorin e Serbisë.
Siç është njoftuar nga mediumi serb, “Novosti” Vuçiqi ka vendosur të marrë hapa pas një incidenti që thuhet se ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës. Mediumi serb raporton se dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë së Serbisë.
Për të penguar aktivitetet e mëtejshme të armikut, “migovi 29” serb u ngritën në aksionin e gjurmimit dhe mundësisht sulmit të avionëve armik, transmeton rtv21.tv.
Bashkë me lajmin është publikuar edhe një video e fluturimit të “Migova 29” me mbishkrimin “Migova serbe po nis operacionin e kërkimit të një droni armik”./21Media

Back to top button