Shorti i eliminatoreve në Ligën e Kampionëve, gjithçka që duhet të dini

Javën e ardhshme do të zbulohen çiftet e fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester City janë ndër skuadrat të cilat veçse e kanë siguruar biletën drejt fazës së 1/16-ës së kësaj gare.
Aksioni i kësaj jave do të kompletojë 16 skuadrat e fundit të cilat po garojnë për titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vëmendja do të jetë te dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Tottenham.
Si gjithmonë, faza e eliminatoreve do të përfshijë ndeshjet në shtëpi dhe ato si mysafirë, ndërsa rregulli i golit të mysafirit nuk ekziston më në këtë garë.
Kur është shorti i radhës në Ligën e Kampionëve?
Shorti i fazës së eliminatoreve në Ligën e Kampionëve zhvillohet të hënën e 7 nëntorit me fillim nga ora 12:00 sipas orës sonë lokale, në Nyon të Zvicrës.
Vendosja e skuadrave në shortin e Ligës së Kampionëve
Fituesit e grupit do të vendosen në një vazo për shortin. Skuadrat nga i njëjti shtet dhe i njëjti grup nuk mund të përballen kundër njëra-tjetrës.
Liderët e grupit: Bayern Munich, Chelsea, Manchester City.
Vendet e dyta në grup: Inter, Borussia Dortmund.
Mbetet për tu vendosur: Liverpooli, Napoli, Club Brugge, Porto, Real Madrid, PSG, Benfica.
Ku mund ta shikoni shortin e Ligës së Kampionëve?
UEFA do ta tregojë shortin e Ligës së Kampionëve në kanalin zyrtarë të saj në “Youtube”.
Kur do të zhvillohen ndeshjet e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve?
Tetë ndeshjet e para do të ndahen në dy javë. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 14/15 shkurt dhe 21/22 shkurt. Ndeshjet e kthimit zhvillohen në mars, në datat 7/8 dhe 14/15.

Back to top button