Nuk arrihet marrëveshja për targat

Kosova e Serbia sot nuk kanë arritur marrëveshje për targat.
Këtë e ka konfirmuar emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimeve me delegacionet e të dyja shteteve në Bruksel.
“Sapo kanë përfunduar takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media

Back to top button