Publikohet “Ja lo pijes” nga Mimoza Shkodra

Këngëtarja Mimoza Shkodra sot publikoi projektin e radhës.
“Ja lo pijes” titullohet kënga e Mimozës, të cilën e publikoi me videoklip, shkruan rtv21.tv
Për tekstin e këngës “Ja lo pijes” është përkujdesur Saia, ndërsa për muzikën Marsel Gunga dhe Saia.
Ndërkaq, për videoklipin e këngës, artistja ka bashkëpunuar me Provideo Albania.

Kujtojmë që, projekti paraprak i Mimoza Shkodrës është “Mona Lisa”, në bashkëpunim me Genc Prelvukajn./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button