Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë

Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë, në fundjavë.
Operatori finlandez i rrjetit, Fingrid tha se kompania ruse, Inter RAO po ndalonte furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.
Finlanda pret të bëhet e vetë-mjaftueshme në energji elektrike në vitin 2023, shtoi kompania, shkruan BBC./21Media

Back to top button