Nuk do të ketë karantinë për refugjatët nga Afganistani

Është bërë gati protokolli dhe rekomandimet që parashohin PCR test negativ dhe ndihmë shëndetësore, nëse nevojitet për grupin e qytetarëve afgan që duhet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Karantinë për këta persona nuk do të ketë, shtoi Filipçe pasi parashihet test PCR dhe verifikim nëse janë të vaksinuar.
“Ne nuk e dimë saktë se si është atje situata dhe prandaj t’ju ofrohet ndihmë shëndetësore nëse nevojitet. Do të arrijnë gra dhe fëmijë. Do të vijnë ekipe gjinekologjike dhe pediatrike, mjekë amë për të gjithë që të shohim nëse eventualisht nevojitet ndihmë mjekësore. Ndaj të gjithëve do të bëhet test PCR, ndërsa të pavaksinuarit, një ditë apo dy ditë pas testimit do të vaksinohen. Ajo do të zhvillohet në vende, ose hotele ku do të vendosen”, tha Filipçe.
Qeveria ka paralajmëruar pranimin e rreth 650 qytetarëve afgan- të punësuar dhe gratë dhe fëmijët në misione humanitare, aktivistë nga organizatat e të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që në 20 vitet e kaluara kanë qenë mbështetës të forcave të NATO-s në Afganistan./TV21

Back to top button